Ylli shënon fitore kundër Feronikelit
Një ndeshje mjaft e bukur është zhvilluar ndërmjet Yllit dhe Feronikelit në palestrën “13 Qershori”. Fitore shënoi Ylli me rezultat 103:90 (29:24, 27:22, 25:17, 22:17).
Kjo ishte fitorja e parë e Yllit në ndeshjen e parë në edicionin e ri, derisa Feronikeli në debutimin e tij në Superligë zhvilloi një lojë mjaft të mirë.
Ashtu si pjesa e parë, ashtu edhe ajo e dytë ishte mjaft interesante, megjithatë, vendasit në momentet vendimtare u treguan më të mirë dhe arritën të fitojnë.
Pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Ylli: Samir Zekiqi 31 pikë e tetë kërcime, Valon Bunjaku 22 pikë, 11 asistime dhe shtatë kërcime, Anthony Adger 20 pikë, Egzon Kuqi 12 pikë dhe Altin Morina 10 pikë.
Te Feronikeli u dalluan Arti Hajdari me 29 pikë, Darius Huggins me 18 pikë dhe Brandon Sccot me 13 pikë.
Java 1
Bashkimi-Lipjani 107:57
Golden Eagle Ylli-Feronikeli 103:90
E diel
17:00 Ponte Prizreni-Peja
19:00 Rahoveci-Sigal Prishtina.
(Kosova Sot Online)