Sonte Manchester United – Arsenal, ky është favoriti sipas bastoreve
Manchester Unitedi është në kërkim të fitores së tretë në Premierligë këtë sezon dhe për ta arritur këtë i duhet ta rivalin, Arsenal, në takimin e sotëm në Old Trafford.
Bastoret e shohin skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer si favorite të vogël në këtë takim, për t’i mposhtur djelmoshat e Unai Emery.
Unitedit i mungon vazhdimësia, pasi i ka fituar vetëm katër dhe i ka humbur shtatë nga 15 ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e 11-të.
Prandaj, shtëpia e basteve bet365 i vë kuotën 2.38 Unitedit për të fituar, ndërsa barazimi ka kuotën 3.50.
Arsenali, ndërkohë, vjen nga një fitore me rikthim 3:2 kundër Aston Villa javën e kaluar, dhe e synon fitoren për t’u kthyer në top katërshe në Premierligë.
Bet365 i bë kuotën 2.90 fitores së mundshme të Arsenalit.
Anthony Martial, Marcus Rashford, Luke Shaw, Phil Jones, Diogo Dalot, Angel Gomes, Eric Bailly dhe Tim Fosu-Mensah janë të lënduar, derisa Paul Pogba nuk dihet nëse është i gatshëm fizikisht për të luajtur.
Alexandre Lacazette dhe Emile Smith Rowe mungojnë të Arsenali.
(Kosova Sot Online)