Gafë e rëndë dhe dëmtim shokues, Hugo Lloris theu krahun
Dëmtim i rëndë për portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris, në minutat e para të sfidës me Brightonit, në transfertë.
Portieri francez e vendosi keq dorën në tokë, në momentin e rrëzimit pas koordinimit të gabuar.
Pamjet e përsëritura treguan qartë se krahu u Lloris u përthye në mënyrë jonatyrale. Momente shoku në “Amex Stadium”, me portierin francez që u largua mes dhimbjesh me barelë nga fusha e lojës. I pafat “gardiani” i “Spurs”-ave, pasi u dhuroi golin e parë vendasve e sikur të mos mjaftonte gafa e tij, u dëmtua rëndë në krah.
32-vjeçari rrezikon të qëndrojë për një kohë të gjatë në infermieri, derisa të riaftësohet plotësisht. Në raste të tillë parashikohet një mungesë të paktën 3-mujore.
(Kosova Sot Online)