Rakitic e paralajmëron Barçën: S’kam ardhur këtu për t’u shëtitur nëpër plazh dhe qytet

  • 09 October 2019 - 17:01
Rakitic e paralajmëron Barçën: S’kam ardhur këtu për t’u shëtitur nëpër plazh dhe qytet

Ivan Rakitic ka paralajmëruar se do të largohet nga Barcelona, nëse vazhdon të mos luajë titullar.

Edhe pse u përfol gjatë në verë se mesfushori kroat do të largohej nga Barça, me Juventusin dhe Interin të interesuara për të, Rakitic mbeti në Camp Nou, por e humbi vendin e titullarit pas ardhjes së Frenkie de Jong.

Tani, Rakitic ka sugjeruar se është i hapur për t’u larguar, nëse trajneri Ernesto Valverde nuk i jep mundësinë për të luajtur rregullisht.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani. Është e vështirë sepse unë dua të luajë dhe jo të jem vetëm pjesë e ekipit. Do të bëj gjithçka për ta ndryshuar situatën time”, tha Rakitic.

“I kam edhe dy vjet kontratë dhe nuk ka vend më të mirë për të luajtur se në Barcelonë, klubin më të mirë në botë, ama kam nevojë të luaj jo vetëm të shëtitëm nëpër qytet dhe plazh”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)