FFK-ja me njoftim pak para ndeshjes së Kosovës kundër Gjibraltarit

  • 10 October 2019 - 16:24
FFK-ja me njoftim pak para ndeshjes së Kosovës kundër Gjibraltarit

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për masat e rreptat të sigurisë dhe i ka informuar tifozët për gjërat e ndaluara në stadiumin Fadil Vokrri për ndeshjen e sotme të Kosovës kundër Gjibraltarit.

Kosova e pret sot në orën 18:00 në Fadil Vokrri Kombëtaren e Gjibraltarit, në një ndeshje miqësore.

FFK-ja ka njoftuar se dyert e stadiumit janë hapur tashmë dy orë para se të nisë takimi.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se…asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë. Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli. Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore”, thuhet në njoftim.

Rregullat:

1. Dyert e stadiumit hapen ne ora 16:00.

2. Luten qytetaret që të vijnë me kohë ne stadium, duke filluar nga ora 16:00 për të shmangur tollovinë.

3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për femijët.

5. Gjerat qe nuk lejohen ne stadium do te konfiskohen ne hyrje. Gjerat e palejuara perfshijne:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i cfaredo lloji (pervec ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, cipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (canta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Cdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

6. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia

7. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.

(Kosova Sot Online)