Interi e do yllin holandez për mesfushën

  • 14 October 2019 - 10:30
  Interi e do yllin holandez për mesfushën

Në verë Interi afroi shumë lojtarë dhe plotësoi dëshirat e Antonio Contes. Para nisjes së sezonit, në kampin zikaltër mendohej se çdo gjë ishte në rregull, por ndeshje pas ndeshje, dëmtimet u shtuan dhe dobësitë u vunë re.

Kështu që Interi, tashmë është sërish në kërkim të lojtarëve cilësorë. Siç raporton shtypi holandez, zikaltërit kanë hedhur sytë te talenti Donny van De Beek.

Lojtari i pëlqen shumë Piero Ausilios dhe do të jetë ai që do të merret me këtë çështje. Por, ka një problem shumë të madh, që është konkurrenca e Realit, që tashmë e ka një nga prioritetet e listës.

Van De Beek tashmë është një shtyllat e Ajaxit, pas largimit të Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong, kështu që holandezët nuk do shisnin lojtarin pa një shifër të përafërt me të dy futbollistëve të sipërpermendur.

(Kosova Sot Online )