Hadërgjonaj s’e ka problem pozicionin, më rëndësi për të është që të fitojë Kosova

  • 14 October 2019 - 23:20
Hadërgjonaj s’e ka problem pozicionin, më rëndësi për të është që të fitojë Kosova

Në mungesë të Arbër Zenelit, por edhe Besart Halimti që ka luajtur disa ndeshje në pjesën ofensive – në sulm u vendos mbrojtësi i djathtë, Florent Hadërgjonaj.

Ai bëri paraqitje fantastike dhe ndihmoi Kosovën të fitojë 2-0 kundër Malit të Zi, me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Murqit.

“Normal s’ka qenë diçka e re për mu, edhe kundër Anglisë kam luajtur aty dhe më ka ecur mirë, jam përgatit, trajneri foli me mu dhe me pyeti se di ndihem dhe oki, unë u niva mirë dhe me rëndësi me i ndihmu ekipit”, u shpreh ai.

“A e ka gjetur Kosova identitetin e lojës? Jemi perfeksionuar si ekip. Edhe kur kemi lëndime, po mundohemi të luajmë si grup, dhe nuk po vërehen shumë mungesat. Sot kemi pasur edhe Herolind dhe të gjithë kanë bërë punë të mirë”, shtoi ai mes tjerash.


(Kosova Sot Online)