Kjo tabelë e plas Serbinë e Lubishës shqiptar që u konvertua në serb! Ja arsyet 

  • 15 tetor 2019 - 11:16
Kjo tabelë e plas Serbinë e Lubishës shqiptar që u konvertua në serb! Ja arsyet 

Kombëtarja e Kosovës është hera e parë që po merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020 por e cila e ka bërë tërë botën të flas për të dhe me shumë krenari.

“Dardanët” e frikshëm për secilin rival po shkojnë me hapa të fuqishëm drejt Kampionatit Evropian. Kosova vlerësohet si Brazili i Ballkanit në futboll, këtë e di mirë edhe Serbia! 

Nëse shikojmë ë tabelën e grupit A dhe asaj të grupit B, Kosova ka dy bilanc më të mirë karshi Serbisë që drejtohet nga një shqiptar që u  konvertua në serb, Lubisha Tumbakoviq, me prejardhje nga Mitrovica, ndryshe njihen si Tumbaku.

Image

 

Kosova ka tri fitore, dy barazime e një humbje, +2 goldallimin (12:10) dhe renditet në vend të tretë me 11 pikë, ka një me pak se Çekia në pozitën e dytë.

Serbia ka 3 fitore, 1 barazim e 2 humbje, -1 goldallimin (12:13) dhe renditet në pozitën e tretë me 10 pikë, një me pak se Portugalia në vend të dytë.

Arsyeja që Serbia po plas, ka lojtarë me përvojë të madhe por lojë me të dobët, por ka edhe një pikë me pak të fituar se Kosova për gjashtë ndeshje dhe është me goldallim minus.

(Kosova Sot Online)