Aliti: Ka vetëm një drejtim – Euro 2020
Fidan Aliti e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Kosovës ndaj Malit të Zi, në kualifikimet e Euro 2020. Qendërmbrojtësi stabil beson se me fitoren 2:0 ndaj malazezëve, “Dardanëve” u janë rritur gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2020.
Fidan Aliti ka shfaqur edhe një herë siguri në qendër të mbrojtjes së Përfaqësueses së Kosovës.
Qendërmbrojtësi kosovar e ka ndihmuar ekipin Verdhekaltër ta mbyllë ndeshjen ndaj Malit të Zi pa pësuar gol, në fitoren 2:0 mbrëmë.
Dhe, futbollisti kosovar beson se me këtë fitore, ai me shokët e ekipit janë afruar edhe më shumë me kualifikimin në Kampionat Evropian.
Kosova u ngrit në kuotën e 11 pikëve në Grupin A të fazës eliminatore, një më pak se Republika Çeke, e cila e zë vendin e dytë.
“Ka vetëm një drejtim – Euro 2020”, ka shkruar Aliti në rrjetet sociale.
Së bashku me Amir Rrahmanin, ai është një siguri e madhe për Kosovën.
(Kosova Sot Online)