Zvicra lufton për të mbetur në garë për kualifikim në Euro kundër Irlandës

  • 15 October 2019 - 19:51
Zvicra lufton për të mbetur në garë për kualifikim në Euro kundër Irlandës

Zvicra do të përpiqet t’i mbajë gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2020, përballë liderit të grupit, Irlandës.

Zvicra e udhëhequr nga dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, është e vetëdijshme se fitorja ndaj liderit të pamposhtur deri më tani të Grupit D është e domosdoshme sonte në Gjenevë.

Kombëtarja helvetike ia vështirësoi punët vetës pasi u mposht tri ditë më parë nga Danimarka dhe tani ngel katër pikë prapa Irlandës dhe Danimarkës, por me një ndeshje më pak të zhvilluar se ato dyja.

Irlanda, ndërkohë, do të jetë tejet e motivuar për këtë ndeshje sepse fitorja eventuale ia siguron pjesëmarrjen në Euro 2020 para kohe.

Për Zvicrën titullarë janë shqiptarët Xhaka dhe Mehmedi. 


(Kosova Sot Online)