Man Utd synon t’i transferojë Koulibalyn, Maddisonin e Mandzukicin

  • 18 tetor 2019 - 15:51
Man Utd synon t’i transferojë Koulibalyn, Maddisonin e Mandzukicin

“Djajtë e Kuq” pritet të jenë klubi më aktiv në afatin kalimtar të janarit, duke bërë përforcime thuajse në të gjitha repartet

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Kleberson ka folur për idenë e “Djajve të Kuq” për ta transferuar dyshen e Serie A, Kalidou Koulibaly e Mario Mandzukic.

Mirëpo, ai nuk është i bindur se James Maddison i Leicester Cityt do të ishte zgjedhja e duhur.

Maddison po e shijon një sezon fantastik në fillim të edicionit 2019-20 duke kontribuuar me dy gola dhe dy asistime në shtatë ndeshje me Leicesterin, i cili është ngritur në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës.

Dhe, performancat e 22 vjeçarit kanë bërë që atë ta ftojë edhe trajneri Gareth Southgate tek Anglia.

Sidoqoftë, për shkak të lëndimit, ai kishte munguar në ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020.

Ndërkohë, Mandzukic kërkohet në sulm nga klubi i “Old Traffordit”, i cili e do edhe Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit.

Krahas sulmuesit të Juventusit, United e duan edhe qendërmbrojtësin stabil të Napolit, Koulibaly, për të luajtur përkrah Harry Maguire.

(Kosova Sot Online)