Messi: Nuk dua kontratë që më lidh tërë jetën me Barcelonën

  • 18 October 2019 - 21:51
Messi: Nuk dua kontratë që më lidh tërë jetën me Barcelonën

Lionel Messi ka folur për të ardhmen e tij te Barcelona, pas lajmeve se ai mund ta përfundojë aventurën e tij me klubin në fund të çdo sezoni.

Argjentinasi e pranon sërish se nuk dëshiron të jenë i prangosur në klub.

Në vend të kësaj, kapiteni i Barcelonës ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë me klubin katalan, por gjithashtu ai dëshiron që ata të luftojnë dhe t’i përmbushin objektivat e tyre. 

“Në atë kohë ishte folur për një kontratë për tërë jetën [në Barcelona ], ashtu si bënë me [Andres] Iniestan”, ka thënë Messi në një intervistë me emisionin ‘Perros de la Calle’ në Radio Metro.

“Ajo që thashë ishte se nuk dua një kontratë që më lidh tërë jetën. Nuk dua të jem këtu nëse nuk jam i lumtur”.

“Dua të konkurroj, të performoj dhe të vazhdoj të luftoj për objektiva, duke mos qenë këtu thjesht për shkak të kontratës time”.

“Kjo është arsyeja pse mua nuk më pëlqen [ideja për ta lidhur veten me Barcelonën].

“Por këtu [në Barcelonë], do të qëndroja gjithë jetën time”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)