Jam i lumtur që morëm tri pikët shprehet Lukaku

  • 20 October 2019 - 16:26
Jam i lumtur që morëm tri pikët shprehet Lukaku

Lukaku është i lumtur për tri pikët që mori Interi, por jo me lojën dhe atë se çfarë ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, që përfundoi 4-3.

Interi ishte duke fituar 4-1 deri në minutën e 74’, kur vendasit shënuan dy gola të shpejtë për t’ia futur frikën në palcë ekipit të Antonio Contes.

Megjithatë, të besuarit e Contes u mbajtën dhe në fund fituan për të marrë pikët e plota, me dy gola të Romelu Lukakus dhe Lautaro Martinez.

“Bëmë gjithçka mirë në pjesën e parë dhe duhet të kishim shënuar më shumë në të dytën”, u shpreh fillimisht Lukaku.

“Kur sfida shkoi 4-1, duhet të ishte mbyllur çdo gjë. Gjithsesi, ana pozitive është se morën tri pikë, por duhet të mbrohemi më mirë”.

“U mundova ta ndihmoj ekipin dhe jam i lumtur që morëm tri pikët, pasi janë të rëndësishme”.

“Conte dhe unë mendojmë shumë për skuadrën prandaj sa herë që shënoj, dua të festoj me të gjithë. Jam i fokusuar që të punoj më shumë dhe të jap më të mirën time”.

(Kosova Sot Online)