Shkarkimi i Zidanit - ky është reagimi i Ramosit

  • 21 October 2019 - 17:58
Shkarkimi i Zidanit - ky është reagimi i Ramosit

Ekipi është deri në vdekje me Zidanin”, kështu tha Sergio Ramos për Zinedine Zidanen në konferencë për media para ndeshjes në Champions League me Galatasaray.

Pas humbjes nga Mallorca, Zizu ka nisur të kontestohet dhe raportohet për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinhos.

“Pas rezultatit të fundit në Champions, nesër duhet të fitojmë patjetër”, tha Ramos.

“Çfarë mendon dhoma e zhveshjes kur kontestohet Zidane? Të gjithë jemi deri në vdekje me Zidanen, të ndodhë çfarë të ndodhë. Jemi të bashkuar dhe mos të harrojmë se Real Madridi gjithmonë kthehet dhe këtë mund ta bëjmë së bashku, duke punuar të gjithë”.

“Nuk mund të flasim për atë që thonë të tjerët, duhet të respektojmë mendimin e të gjithëve. Mund të them se ekipi është deri në vdekje me Zidanin, ai e njeh shumë mirë Realin”. 


(Kosova Sot Online)