Momenti kur Kane luajti si portier për Tottenhamin dhe dështoi

  • 23 October 2019 - 12:46
Momenti kur Kane luajti si portier për Tottenhamin dhe dështoi

U cilësua si “mrekulli e një sezoni” për paraqitjet e tij në sezonin e parë me Tottenhamin, mirëpo sulmuesi Harry Kane ka vazhduar ta dëshmojë se kritikët e tij e kishin gabim. Megjithatë, ai kishte dështuar në tentimin për ta luajtur rolin e portierit para katër vjetësh.

26-vjeçari i ka shënuar 28 gola në 43 ndeshje të zhvilluara për Kombëtaren e Anglisë, që kur debutoi në vitin 2015. Në mesin e disa çmimeve individuale, ai është shpërblyer edhe me Këpucën e Artë të Premierligës për arritjet e tij.

Por, pozita kishte qenë plotësisht e ndryshme në vitin 2014, veçanërisht në një ndeshje kundër klubit grek, Asteras Tripolis.

Gjatë sezonit të tij të parë me klubin londinez, portieri Hugo Lloris ishte ndëshkuar me karton të kuq gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës.

Kane, i cili e kishte shënuar një het-trik në atë ndeshje, u detyrua ta veshë fanellën vjollce dhe të luajë si portier për minutat e fundit të ndeshjes, pasi që Tottenhami i kishte përdorur tri zëvendësimet.

Topi i goditur nga gjuajtja e lirë arriti ta kalonte Kane-n, përkundër që ai e pati të lehtë ta ndalte topin. Më poshtë mund ta shikoni këtë moment qesharak nga ndeshja e Tottenahmit kundër Asteras Tripolis në White Hart Lane në vitin 2014, që përfundoi me rezultat 5:1 për Tottenhamin.

(Kosova Sot Online)