“Jam i lumtur në Inter, ama largohem nëse nuk luaj titullar”

  • 23 tetor 2019 - 18:57
“Jam i lumtur në Inter, ama largohem nëse nuk luaj titullar”

Milan Skriniar e ka ripërsëritur se është shumë i lumtur në Inter, por ka paralajmëruar se gjendja do të ndryshonte nëse ai nuk do të luante më rregullisht.

Skriniar foli për shtypin gjerman para ndeshjes së Interit kundër Dortmundit në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet sonte në San Siro, duke iu përgjigjur pyetjeve për të ardhmen.

“Jam shumë i kënaqur këtu, ndihem mirë. Kam marrëdhënie shumë të mira me tifozët”, tha Skriniar.

“Asgjë nuk më mungon këtu dhe luaj rregullisht. Për këtë arsyeje e mora këtë hap. Nuk mendoj të largohem”, shtoi ai.

“Shumë gjëra janë shkruar në internet për të ardhmen time, disa prej tyre janë lajm për mua, ama nuk në shpërqendrojnë. Por asnjë ofertë nuk më ka ardhur, edhe pse në media janë përmendur emra të ekipeve si Manchester City, Manchester United dhe Barcelona”, theksoi ai.

“Ama gjithçka varet nga situata. Nëse do të rrija gjithmonë në stol, do të ishte e vështirë t’i refuzoja ofertat”, përfundoi ai. 


(Kosova Sot Online)