Messi: Nëse s’e preku topin për kohë të gjatë, largohem nga loja

  • 27 October 2019 - 13:34
Messi: Nëse s’e preku topin për kohë të gjatë, largohem nga loja

Lionel Messi nuk ndihet si shumica e golashënuesve, prandaj parapëlqen të kthehet mbrapa në kërkim për ta marrë topin dhe nuk pret që topi të shkojë te ai.

Sulmuesi argjentinas është fenomen kur bëhet fjalë për shënimin e golave, por thotë se përqendrimi i tij është më i madh në pjesë të tjera të fushës.

“Unë nuk jam sulmues tipik. Parapëlqej të kthehem prapa, të jem në kontakt me topin dhe të krijoj”, tha Messi në një intervistë për TyC Sports.

“Më pëlqen edhe të shkojë në zonë për të shënuar gol, ama nuk jetoj për gola. Nëse kaloj kohë të gjatë pa e prekur topin, mund ta braktis lojën”, shtoi Messi.

Messi nuk ka qenë gjithmonë i tillë, megjithatë, dhe thotë se i është dashur të zhvillohet në një lojtar të tillë.

“Kam mësuar ta kontrolloj veten në lojë dhe ta gjej momentin e duhur. Ka momente kur nuk dua të përfshihem dhe pres për momentin më të përshtatshëm. Jam rritur. Tani e lexoj ndeshjen më mirë dhe e di kur dhe si të përfshihem për të qenë më frytdhënës”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)