Suso me ‘valixhet’ gati, Milani kërkon ish futbollisti e Barcelonës për ta zëvendësuar
Suso, i ka zhgënjyer të gjithë në kampin e Milanit me paraqitjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni.
Për këtë arsye drejtuesit e klubit milanez po mendojnë që ta largojnë spanjollin në merkaton e janarit, dhe të afrojnë në skuadër një lojtarë me kualitet.
Sipas mediave italiane, ideja e kuqezinjve është të rrëmbejnë Pedro Rodriguez. Ish-lojtari i Barcelonës, nuk bën pjesë në projektin e trajnerit të Chelsea, Lampard dhe duke konsideruar që kontrata i skadon në qershor të 2020 largimi i tij nga Blutë është më se i mundshëm që në janar.
(Kosova Sot Online)