Man Utd interesohet për Martinezin
Ylli i ri i Interit është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë këtë sezon
Lautaro Martinez është njëri prej sulmuesve më në formë në Evropë këtë sezon.
Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën e Interit, duke shënuar gola mjaft të rëndësishëm.
Prandaj, interesim për përfaqësuesin argjentinas kanë shfaqur klubet e njohura evropiane.
Pas Barcelonës, në garë për Lautaron ka hyrë edhe Manchester Unitedi, i cili është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.
Sipas mediumit “Clarin”, “Djajtë e Kuq” do ta nisin një ofanzivë për Martinezin në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë sulmuesin e rrezikshëm.
Ndërkohë, në opsion të Unitedit është edhe Mario Mandzukic i Juventusit.
(Kosova Sot Online)