Lampardi e do Willianin në ekip edhe në të ardhmen
Trajneri i ri anglez ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e futbollistit ofanziv brazilian
Frank Lampard ka mbetur i impresionuar me kualitetin që e posedon Williani.
Futbollisti ofanziv po bën paraqitje mjaft të mira me Chelsean këtë sezon.
Dhe, trajneri i ri anglez thotë se braziliani është lojtari të cilin do të donte ta ketë në skuadër edhe në të ardhmen.
Prandaj, Lampard i ka këshilluar drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re atij në “Stamford Bridge”.
Kontrata aktuale e 31 vjeçarit do të skadojë në fund të këtij sezoni, por ai mund të qëndrojë më gjatë në Londër.
Willian kontribuoi me asistim së fundmi për golin e Tammy Abraham në fitoren 2:0 ndaj Crystal Palacet.
(Kosova Sot Online)