Hysaj, para ndeshjes me Andorrën: Jemi grup i bashkuar

  • 13 nëntor 2019 - 14:34
Hysaj, para ndeshjes me Andorrën: Jemi grup i bashkuar

Një ditë para ndeshjes kualifikuese me Andorrën në “Elbasan Arena”, në konferencë për shtyp ka dalë trajneri Edy Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj. Ky i fundit, që ka lënë pas dëmtimin, ka nënvizuar në fjalën e vet para gazetarëve: 

“Janë të gjithë djem të rinj dhe po krijojmë një grup të mirë, së bashku me trajnerin. Unë ndihem mirë pas dëmtimit, sepse kam luajtur në ndeshjen e fundit me Napolin. Si fillim po mendojmë për Andorrëm, pasi është ndeshja e parë për ne në këtë muaj, pastaj vjen Franca. Natyrisht, ndeshja e dytë është më vështirë. Megjithatë, ndaj Francës do të kemi një stadium të mbushur plot, do të jemi më afër me tifozët“.

“Para së gjithash duhet të fitojmë me Andorrën, që të shkojmë me psikologjinë e duhur ndaj kampionëve të botës. Synimi është që të grumbullojmë sa më shumë pikë në këto eliminatore dhe të vendosim rekord në këtë drejtim. Franca dihet se cila është, do ta kemi shumë të vështirë”.

“Objektivi është i qartë, duam të fitojmë sa më shumë pikë në këto dy eleminatore. E përsëris, duhet të fokusohemi njëherë tek Andorra, pastaj te sfida e shumëpritur me Francën në stadiumin e ri kombëtar”.

“Qasja taktike ndaj Andorrës? Besoj se do të luajmë si me Moldavinë. Duhet të sulmojmë dhe të përpiqemi të mos të pësojmë gol. Mbi të gjitha, duhet të jemi të qetë me kalimin e minutave, nëse rezultati nuk zhbllokohet”.

(Kosova Sot Online)