Ndëshkim i rëndë për kapitenin e Frankfurtit, për shtyrjen dhe rrëzimin e trajnerit të Freiburg

  • 13 November 2019 - 20:34
Ndëshkim i rëndë për kapitenin e Frankfurtit, për shtyrjen dhe rrëzimin e trajnerit të Freiburg

David Abraham nuk do të mundë të luajë më këtë vit për Frankfurtin, pasi u pezullua me shtatë javë mos lojë, për shkak se e kishte shtyrë dhe rrëzuar trajnerin e Freiburgut Christian Streich.

Kapiteni i Frankfurtit u ndëshkua me karton të kuq pasi e shtyu me krah Streichen, derisa u përpoq ta marrë një top që kishte dalë jashtë vijës së lojës në një ndeshje të Bundesligës këtë të shtune.

Federata e Futbollit e Gjermanisë e ka pezulluar mbrojtësin deri më 29 dhjetor, që nënkupton se ai nuk ka të drejtë të luajë në gjashtë ndeshjet e ardhshme.

Abraham nuk do të mundë të luajë deri në ndeshjen e Freiburgut kundër Hoffenheim më 18 janar, pas pushimit dimëror në Bundesligë.

(Kosova Sot Online)