Rrahmani: Ëndrra jonë vazhdon, kundër Anglisë luajmë për t’i treguar të gjithëve kush jemi!

  • 15 November 2019 - 16:53
Rrahmani: Ëndrra jonë vazhdon, kundër Anglisë luajmë për t’i treguar të gjithëve kush jemi!

Rrahmani ka kërkuar që të gjithë të mbajnë kokën lart pasi për ta, për tifozët, për Kosovën dhe gjithë shqiptarët – ëndrra Evropiane vazhdon.

Kosova humbi shansin e parë për t’u kualifikuar në Euro 2020 nga Grupi A, pasi u mposht 2-1 nga rivali direkt, Çekia.

Sido që të jetë, ‘Dardanët’ kanë një tjetër mundësi për të arritur në Kampionatin Evropian, përmes Ligës së Kombeve.

Ata gjenden në play-off dhe fillimisht në gjysmëfinale do të luajnë me Maqedoninë dhe në rast fitores, do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji – Bjellorusi.

“Faleminderit te gjithëve për përkrahjen, ëndrra jone vazhdon ne muajin mars ku kemi gjysmëfinalen me Maqedoninë, por para saj kemi të dielën ndeshje te rëndësishme qe ti tregojmë te gjithëve qe nuk jemi te lehte për asnjë kundërshtarë. Faleminderit KOSOVE”, ka shkruar Amiri në faqen zyrtare në Facebook.

Kosova dh Anglia do të përballen të dielën në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

 

Faleminderit te gjithve per perkrahjen, enderra jone vazhdon ne muajin mars ku kemi gjysem finalen me Maqedonine, por...

Posted by Amir Rrahmani on Friday, November 15, 2019

(Kosova Sot Online)