Trajneri i Anglisë flet për mbështetjen e Kosovës dhe luftën kundër racizmit

  • 16 November 2019 - 20:53
Trajneri i Anglisë flet për mbështetjen e Kosovës dhe luftën kundër racizmit

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën të dielën në “Fadil Vokrri”.

Ai është pyetur edhe për banerat e shumtë nëpër rrugët e Prishtinës, në mbështetje për lojtarët me ngjyrë dhe kundër racizmit.

“Nesër është një ditë feste në Kosovë. Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në stadium. Fatkeqësisht Kosova e humbi shansin të kualifikohet në Evropian, ta arrijë një rezultat historik. Gjithsesi se lojtarët e Kosovës do të mundohen të na mundin, por ekipet do të luajnë pa presion. Pritja ndaj nesh këtu ka qenë brilante”, u shpreh ai.

Për mbështetjen e Kosovës për lojtarët me ngjyrë?

“Presim me padurim që të shohim nesër një atmosferë të mirë, mbështetje. Ka pasur mbështetje në rrjetet sociale, parulla të shumta, presim këtë edhe nesër”.

“Ne e prisnim një atmosferë të mirë nesër, po e presim me padurim atmosferën e nesërme. Kemi parë në rrjetet sociale se si po na mbështesin dhe mirëpresin kosovarët”.

“Çdo lojtar që do ta ketë rastin nesër duhet të performojmë sa më mirë, për ta pasur parasysh në të ardhmen”.

“Ne pasi jemi kualifikuar, e kemi mundësinë që në ndeshjet e ardhshme të eksperimentojmë dhe t’i provojmë lojtarët”.

“Ne në ndeshjen me Çekinë e kemi merituar të humbnim, ata e merituan fitoren. Ne në dy vitet e fundit kemi pasur progres dhe synojmë të kemi sukses në Evropian”.

“Unë nuk isha i befasuar fare kur Kosova e kishte mundur Çekinë. Ka zhvilluar lojë të jashtëzakonshme.  Ekipi i Kosovës ka besim të madh edhe pse ka pasur dëshpërim pas humbjes nga Çekia. Besoj që do të kenë reagim dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Anglisë”.

(Kosova Sot Online)