Arsenali e ka primare transferimin e turkut Soyuncu
Caglar Soyuncu është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar momentalisht në elitën e futbollit anglez.
Qendërmbrojtësi turk ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira me ish-kampionin Leicester City. 23-vjeçari falë formës së lartë që ka treguar është bërë objektiv i skuadrave të mëdha angleze, por edhe më gjerë.
Kampioni në fuqi Manchester City interesohet për të, por edhe skuadrat londineze Arsenal e Tottenham Hotspur. Mirror shkruan se Topçinjtë kanë primare afrimin e turkut Caglar Soyuncu në afatin kalimtar të janarit.
Topçinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për ta afruar qendërmbrojtësin në Emirates.
(Kosova Sot Online )