Interi e do James Rodriguezin

  • 29 November 2019 - 19:13
Interi e do James Rodriguezin

Inter është duke u interesuar për James Rodriguez

Sipas asaj që raporton ‘La Repubblica’, mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, e ka të qartë se me Zinedine Zidanen si trajner, asnjëherë s’do të ketë vend te ‘Los Blancos’.

Andaj, kolumbiani, i dëmtuar dhe s’do të luajë disa javë, ka nisur të mendojë për të ardhmen.

Pasi dështoi transferimi në verë te Napoli apo edhe Atletico Madrid, Interi tani po interesohet për 28-vjeçarin dhe nuk përjashtohet asgjë për afatin kalimtar të janarit.

Sipas ‘La Repubblica’, për James është duke u interesuar edhe Paris Saint-Germain, derisa lojtari tashmë ka refuzuar Arsenalin.

Sido që të jetë, shitja e James do të ndodhë vetëm nëse një klub plotëson dëshirat e Madridit, që duan 50 milionë euro për kartonin e kolumbianit.

(Kosova Sot Online)