Pamje: VAR-i e pranon gabimin në Premierligë, pranoi një gol që s’duhej pranuar

  • 01 December 2019 - 10:40
Pamje: VAR-i e pranon gabimin në Premierligë, pranoi një gol që s’duhej pranuar

Zyrtarët e VAR-it në Premierligë, video asistentit të gjyqtarit, e kanë pranuar se goli i barazimit i Southampton kundër Warford, i shënuar nga Danny Ings, është dashur të anulohej për një prekje me dorë nga Moussa Djenepo gjatë aksionit.

Anësori i Southamptonit e preku topin me dorë brenda zonës së penalltisë para se ta harkonte atë për Ings, i cili shënoi për 1:1 në minutën e 78-të, të një ndeshjeje vendimtare mes dy klubeve në vështirësi në Premierligë.

Southamptoni e fitoi ndeshjen 2:1 në fund dhe e shtoi presionin ndaj trajnerit të Watfordit, Quiquen Sanchez Flores, skuadra e të cilit ngel në fund të renditjes në Premierligë pas tetë humbjeve deri tani.

Image

Gjyqtarët e VAR e shikuan rastin disa herë në xhirim të ngadalësuar dhe nga kënde të ndryshme, por nuk panë prekje të topit me dorë.

Ata nuk deshën ta ngadalësonin ndeshjen më shumë, prandaj loja rinisi, por tani e kanë pranuar se Djenepo e kishte prekur topin me dorë në fakt dhe se goli është dashur të anulohej. 

(Kosova Sot Online)