Tifozët e Atleticos e gjuajtën me çadër Messin

  • 02 December 2019 - 18:04
Tifozët e Atleticos e gjuajtën me çadër Messin

Tifozët e Atletico Madridit e kanë shprehur urrejtjen ndaj Lionel Messit në një mënyrë mjaft të vrazhdë. Pas golit të shënuar nga ylli argjentinas i Barcelonës mbrëmë, një tifoz e ka gjuajtur atë nga tribuna me çadër.

Antonie Griezmann ishte njeriu më i urryer i tifozëve të Atletico Madridit mbrëmë pasi sulmuesi francez u rikthye në Madrid si kundërshtar, teksa e përfaqësoi ekipin e Barcelonës në derbin e mbrëmshëm.

Mirëpo, në fund të takimit, urrejtja e tifozëve madrilenë u zhvendos diku tjetër.

Në fakt, Lionel Messi e shënoi një gol maestral në fund të takimit për t’ia siguruar gjigantit katalunas fitoren me rezultat 1:0.

Dhe, gjersa po festonte me shokët, Messin një tifoz i Atleticos e gjuajti nga tribuna me një çadër.

Fatmirësisht, çadra nuk e goditi sulmuesin argjentinas, por kamerat dhe fotografitë e kapën këtë pamje, aspak të hijshme.

(Kosova Sot Online)