Interi dhe Roma ndahen në barazim

  • 06 December 2019 - 22:50
Interi dhe Roma ndahen në barazim

Interi dhe Roma janë ndarë në barazim (0-0) në ndeshjen hapëse të javës së 15-të në Serie A.

Ndeshja mes Inerit dhe Romës doli të jetë ashtu sic ishte parashikuar, shumë e fortë.

Interit e nisi shumë mirë takimin me dy raste shumë të mira.

Romelu Lukaku (7’) dhe Lautaro Martinez (8’) kishin shumë raste të mira dhe të vetëm me Antonio Miranten, por që nuk arritën të shënonin.

Roma tentonte më shumë nga kundër sulmet, pot që nuk arritën të kishin ndonjë rast të mirë.

Në fundin e pjesës së parë Lukaku edhe një herë kishte një rast të mirë, por pa sukses. 

Edhe pjesa e dytë më mirë për Interin, që rrezikoi me Matias Vecinon në minutën e 49’të, por Mirante sërish ishte në vend.

Në disa minuta ra loja, ku u ndje lodhja nga të dy skuadrat. Interi krejt në fund rrezikoi me Lukakun, por sërish pa fat.

Zikaltërit tani kanë 38 pikë, dy më shumë se Juventusi që kanë një ndeshje më pak, ndërsa Roma me 29 pikë, mbetet në pozitën e katërt.

(Kosova Sot Online)