Rimeçi Joshua – Ruiz zhvillohet sonte, ja çfarë duhet të dini

  • 07 dhjetor 2019 - 20:12
Rimeçi Joshua – Ruiz zhvillohet sonte, ja çfarë duhet të dini

Para tetë muajve, Andy Ruiz Jr. e shkroi njërën ndër historinë më të mrekullueshme në botën e boksit, kur e tronditi botën duke e nokautuar në rundin e shtatë kampionin e pamposhtur të peshave të rënda, Anthony Joshuan. Ruiz kishte hyrë në atë ndeshje me parashikimet se do të humbte me lehtësi ndaj anglezit.

Andy Ruiz Jr (33-1, 22 nokaute) nuk e fitoi meçin e parë kundër Anthony Joshas me fat. Ai i mbijetoi një nokdauni në fillim të ndeshjes dhe u kthye fuqishëm duke e rrëzuar Joshuan disa herë, para nokautit përfundimtar. Kjo kishte qenë fitorja e katërt radhazi për Ruizin, i cili pastaj i mori titujt e kampionit botëror.

Tani, këta dy kundërshtarë do të përballet sërish sonte, rreth orës 22:00, në mes të shkretëtirës në Arabinë Saudite – me sytë sërish te ata tre tituj të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda, IBF, WBA dhe WBO.

Në këtë event do të zhvillohen edhe disa meçe të tjera interesante, përfshirë këtu disa rivalë të vjetër të Joshuas. Alexander Povetkin do të përballet me Michael Hunter, ndërsa Dillian Whyte do të luftojë kundër Maruisz Wach. Povetkin kishte humbur me nokaut nga Joshua në vitin 2018, ndërsa Whyte e kishte pësuar të njëjtin fat në vitin 2015. 


(Kosova Sot Online)