Messi e kalon Benzeman në garë për “Pichichi”, edhe pse ka luajtur më pak ndeshje
Lionel Messi e ka kaluar Karim Benzeman në garë për golashënuesin më të mirë në La Liga, pas het-trikut në fitoren e Barcelonës 5:2 kundër Real Mallorca të shtunën në Camp Nou.
Sulmuesi argjentinas i shënoi tre gola mbresëlënës duke e çuar në 12 numrin e përgjithshëm të golave personal këtë sezon në ligë, pak orë pasi Benzema e kishte shënuar golin e tij të 11-të këtë sezon kundër Espanyol.
Kjo nënkupton se Messi i ka shënuar 12 gola dhe i ka dhënë pesë asiste në vetëm 10 ndeshje, ndërsa Benzema i ka shënuar 11 gola dhe i ka dhuruar pesë asiste në 14 ndeshje.
Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar në dy ndeshjet e fundit, por Messi, i cili nuk kishte shënuar deri në javën e shtatë për shkak se mungoi si pasojë e një lëndimi, ka shënuar gol në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit.
Tani Messi prin në listën e golashënuesve për “Pichichi” në La Liga.
(Kosova Sot Online)