Mbappe i zemëruar me Tuchel që e zëvendësoi në minutën e 90, nuk do as ta shikojë!

  • 08 December 2019 - 22:38
Mbappe i zemëruar me Tuchel që e zëvendësoi në minutën e 90, nuk do as ta shikojë!

Janë prishur raportet me Mbappes dhe Tuchel

Në ndeshjen që PSG-ja e zhvilloi me Montpellier dhe fitoi 3-1, Kylian Mbappe është zëvendësuar në minutën e 90.

Natyrisht, kjo nuk i [pëlqeu aspak atij dhe doli i zemëruar jashtë fushe duke mos e shikuar në sy trajnerin, Thomas Tuchel, që mundohej të arsyetohej për veprimin që bëri.

Sipas mediave franceze, veprime të tilla të Tuchel, që e ka zëvendësuar atë në disa ndeshje, janë duke e larguar ditë pas ditë Mbappen nga PSG me Real Madridin që do të tentojë me çdo kusht ta rrëmbejë në vitin 2020. 


(Kosova Sot Online)