Joshua e zgjedh stadiumin e Tottenhamit për meçin e radhës

  • 09 December 2019 - 10:40
Joshua e zgjedh stadiumin e Tottenhamit për meçin e radhës

Anthony Joshua pritet ta zhvillojë meçin e radhës në atdheun e vet, në stadiumin e ri të Tottenhamit, në muajin maj.

Joshua u bë dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë duke e fituar rimeçin me Andy Ruizin të shtunën mbrëma, por do t’i duhet t’i mbrojë menjëherë titujt, në WBO kundër Oleksandr Usyk dhe në IBF kundër Pulev, të cilët janë sfidues mandatar të tij.

Meçi i radhës i Joshuas do të jetë kundër sfiduesit mandatar për IBF, Kubrat Pulev, dhe promotori i britanikut, Eddie Hearn, i ka nisur bisedimet me Spurs për organizimin e këtij meçi në Londër.

Hearn thotë se stadiumi i Tottenhamit me 60 mijë ulëse do të ishte ideal për meçin mes Joshuas dhe Pulev.

“Tottenham Hotspur është stadium shumë i mirë për meçin në Britani të Madhe dhe jemi duke e shikuar mundësinë ta organizojmë këtu”, tha Hearn. 

(Kosova Sot Online)