Valverde hyn në histori të Barcelonës

  • 09 December 2019 - 12:33
Valverde hyn në histori të Barcelonës

Pas pesë golave ëqë Barcelona i shënoi Barcelona kundër Mallorca (5-2), klubi blaugranas arriti 200 gola nën udhëheqjen e Ernesto Valverde.

Kjo përfshin golat në të gjitha garat: LaLiga, Champions League, Copa del Rey dhe Superkupën Spanjolle.

Valverde bëhet trajneri i 8-të i Barçës që arrin këtë numër në Camp Nou. Trajneri me të cilin skuadra e Barcelonës ka shënuar me më shumë gola është: Johan Cruyff. Skuadra e tij shënoi 524 gola gjatë tetë sezoneve.

Ja statistikat e trajnerëve tjerë:

Cruyff (1988-96): 524 gola (212 ndeshje)

Guardiola (2008-12): 364 gola (118 ndeshje)

Michels (1971-75 dhe 1976-78): 307 gola (134 ndeshje)

Luis Enrique Martínez (2014-17): 305 gola (in 88 ndeshje)

Frank Rijkaard (2003-08): 291 gola (133 ndeshje)

Helenio Herrera (1957-60, 1979-80 dhe 1980-81): 263 gola (71 ndeshje)

Louis van Gaal (1997-00 dhe 2002-03): 233 gola (98 ndeshje)

(Kosova Sot Online)