James e preferon transferimin në Man Utd

  • 09 December 2019 - 17:28
James e preferon transferimin në Man Utd

James Rodriguez pritet të largohet nga Real Madridi dhe preferencë e tij është klubi nga “Old Traffordi”

James Rodriguez nuk e ka ndërmend të rri gjatë në Real Madrid.

Futbollisti kolumbian mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mediumi “El Desmarque” shkruan se ish-futbollisti i Monacos dhe Bayern Munichut mund të transferohet në Manchester United.

Mesfushori ofanziv po kërkohet nga disa klube evropiane, përfshirë këtu edhe ato italiane, por ai do ta preferonte më shumë klubin nga Premierliga.

James ka dështuar ta tregojë veten në Madrid edhe në eksperiencën e tij të dytë me “Los Blancos”.

(Kosova Sot Online)