Alonso bëhet objektiv i Interit

  • 09 December 2019 - 17:36
Alonso bëhet objektiv i Interit

Mbrojtësi i majtë spanjoll mund të largohet nga Chelsea gjatë janarit dhe mund të përfundojë në Itali

Marcos Alonso mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Dhe, mediumi italian “Calciomercato” shkruan se mbrojtësi i majtë mund të përfundojë në Serie A.

28 vjeçarin e do Interi i Antonio Contes, i cili e pëlqen tej mase përfaqësuesin spanjoll.

Alonso i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në Premierligë këtë sezon me “Blues”, duke e realizuar një gol.

(Kosova Sot Online)