Zidane i pushon Kroosin dhe Ramosin, kthehet Bale

  • 09 December 2019 - 18:32
Zidane i pushon Kroosin dhe Ramosin, kthehet Bale

Kroos dhe Ramos janë lënë në shtëpi për ndeshjen e radhës që Real Madridi e zhvillon në Ligën e Kampionëve

Real Madridi do t’i japë fund fazës së grupeve në Champions League të mërkurën mbrëma në udhëtim kundër Clube Brugge, skuadër që për pak i befasoi Los Blancos në “Santiago Bernabeu” në sfidën e parë, që përfundoi 2-2.

Zinedine Zidane tashmë ka publikuar listën prej 19 futbollistëve të ftuar për sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve.

Toni Kroos dhe Sergio Ramos nuk janë ftuar, derisa Gareth Bale ka lënë prapa dëmtimin.

Për shkak të dëmtimeve, të mërkurën do të mungojnë edhe Eden Hazard, Marcelo, Marco Asensio e Nacho Fernandez.

Vinicius Junior, Rodrygo e Brahim Diaz, sërish janë ftuar nga Zizu.

Skuadra e Real Madrid:

Portierë: Courtois, Areola y Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Varane, Nacho, Odriozola y Mendy.
Mesfushorë: Modric, Casemiro, Valverde e Isco.
Sulmues: Benzema, Bale, Jovi, Brahim, Vinicius Jr. y Rodrygo.

(Kosova Sot Online)