Ibra, së shpejti i bashkohet Milanit
Sulmuesi suedez e ka zgjedhur klubin italian pasi e mbylli eksperiencën amerikane. Ai kishte edhe oferta të tjera nga klubet e njohura evropiane.
Zlatan Ibrahimovic i ka hequr të gjitha dilemat sa i përket së ardhmes së tij.
Sulmuesi suedez e ka zgjedhur Milanin, të cilit do t’i bashkohet shumë shpejt.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Ish-përfaqësuesi suedez i dha fund eksperiencës amerikane me ekipin Los Angeles Galaxy, ndërsa kishte oferta të shumta më pas.
Dhe, ish-futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit, ka vendosur të rikthehet në njërin prej ish-klubeve të tij.
Ibra pritet ta ndihmojë ekipin Kuqezi në pjesën e dytë të sezonit në Serie A.
(Kosova Sot Online)