Pedro ëndërron kthimin në Barcelonë, thotë se “është e mundshme”

  • 12 December 2019 - 18:42
Pedro ëndërron kthimin në Barcelonë, thotë se “është e mundshme”

Pedro ëndërron ta veshë edhe njëherë fanellën e Barcelonës. Nga viti 2007 deri më 2016, Pedro e ka bërë 321 paraqitje për katalunasit, ka shënuar 99 gola, ka dhuruar shumë asistime derisa ka fituar trofe të shumtë…

Pedro Rodriguez është në vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

32-vjeçari nuk po gjen hapësira në formacionin e Frank Lampard dhe largimi nga “Stamford Bridge” është opsioni më i mirë për 32-vjeçarin.

Madje, Goal raporton se Pedro mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit dhe të mos e presë skadimin e kontratës në qershor të vitit 2020.

Sido që të jetë, ai i ka dërguar sinjale Barçës se do të dëshironte edhe njëherë ta veshi fanellën e klubit me të cilin për shumë vite shkroi histori. 

“Të gjithë e dinë atë se çfarë ndjej për atë klub, kështu që kthimi atje është i mundshëm. Gjithmonë e kam thënë këtë”, u shpreh Pedro.

“Është klub për të cilin kam dashuri të veçantë. Kam pasur eksperienca të shumta atje për shumë vite, ndihem i dashur për tifozët”, shtoi ai.

“Gjithmonë është një opsion (kthimi) dhe shpresoj që mund të ndodhë. Nuk e di nëse është në duar të presidentit, trajnerit apo kujtdo qoftë. Mendoj për ta rikthimi im është i vështirë, por qartë është mundësi”.

Pedro e ka veshur fanellën e Barcelonës në 321 ndeshje, ka shënuar 99 gola, ka dhuruar shumë asistime derisa ka fituar trofe të shumtë nga viti 2007 deri në vitin 2016.

(Kosova Sot Online)