Lëndimi më i rëndë saqë u mendua në fillim, Ribery pritet të operohet

  • 12 December 2019 - 22:38
Lëndimi më i rëndë saqë u mendua në fillim, Ribery pritet të operohet

Fiorentina vjen pas 4 humbjeve radhazi, që kanë hedhur pikëpyetje mbi të ardhmen e trajnerit Vincenzo Montella dhe këtë fundjavë do të kërkojë rikthimin te suksesi, ndonëse përballë do të ketë Interin kryesues të kampionatit.

E si të mos mjaftojë kjo, tekniku vjollcë do të duhet të bëjë edhe pa shërbimet e francezit Franck Ribery, që ishte dëmtuar në sfidën përballë Lecces dhe pritej të rikthehej në fushë pikërisht të dielën në mbrëmje përballë zikaltërve.

Megjithatë siç njoftoi sot klubi i Fiorentinës, sulmuesi francez është stërvitur i veçuar dhe pas disa analizave shtesë, është vendosur që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, për t’u rikuperuar plotësisht.

Operacioni pritet të kryhet në ditët në vijim dhe vetëm më pas pritet të përcaktohet edhe koha që do t’i duhet sulmuesit francez, për t’u rikthyer sërish në fushën e lojës.

(Kosova Sot Online)