Tuchel: Neymar dhe Mbappe e motivojnë njëri-tjetrin

  • 22 December 2019 - 13:08
Tuchel: Neymar dhe Mbappe e motivojnë njëri-tjetrin

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, beson se Neymar dhe Kylian Mbappe janë duke e motivuar njëri-tjetrin, pasi të dy shkëlqyen në fitoren 4:1 kundër Amiens të shtunën.

Mbappe shënoi dy herë, Neymar një herë dhe Mauro Icardi po ashtu një herë, duke i ndihmuar PSG-së ta çojë në shtatë pikë epërsinë në krye të Ligë 1. 

Vetëm në dhjetor, PSG-ja i shënoi 22 gola në gjashtë fitore, me Mbappen që i realizoi tetë nga to, ndërsa Neymarin pesë.

I pyetur nëse kjo dyshe mund të bëjë edhe më mirë, Tuchel nuk ishte i sigurt sesi t’i përshkruajë aftësitë e tyre.

“Çfarë do të thotë kjo, më mirë? Ata luajmë shumë mirë së bashku. Ata e kanë rifituar vetëbesimin dhe e kanë kthyer gjendjen e mirë fizike, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Tuchel.

“Neymari e motivon Mbappen dhe Mbappe e motivon Neymarin. Kjo është gjë e mirë. Ata janë të rrezikshëm sepse u pëlqen të luajnë bashkë. Ata janë afër njëri-tjetrit në fushë dhe duan të luajnë kështu”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)