Cavani nuk bën presion për të shkuar në Atletico
Sulmuesi uruguaian po e kalon vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa flitet se mund t’i bashkohet Atletico Madridit në janar ose në verën e ardhshme.
Edinson Cavani është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.
Palët nuk e kanë në plan ta vazhdojnë kontratën, respektivisht bashkëpunimin, kështu që sulmuesi uruguaian do të largohet nga kryeqyteti francez.
Ditëve të fundit spekulohej se ish-futbollisti i Palermos dhe Napolit mund të transferohet gjatë janarit ose verën e ardhshme në Atletico Madrid.
Përfaqësuesi uruguaian është i vendosur të punojë me trajnerin Diego Simeone në kryeqytetin spanjoll.
Mirëpo, e përditshmja “Mundo Deportivo” shkruan se Cavani nuk dëshiron të largohet nga PSG-ja duke i prishur punët me të.
Ai dëshiron ta gjejë një ekip të ri në harmoni me klubin e tij aktual.
(Kosova Sot Online)