Lyon synon huazimin e Mariano Diaz
Lyon e ka identifikuar ish lojtarin e tyre, Mariano Diaz si një zëvendësim të mundshëm te Memphis Depay.
Sipas Daily Mail lëndimi i Depay është i gjatë dhe ata synojnë një zëvendësim më afatgjatë.
Depay pritet që të mungojë gjatë gjithë këtij sezoni për shkak se ka këputur ligamentet e gjurit, kurse skuadra franceze synon rikthimin e sulmuesit Mariono.
Mariano ju bashkua Real Madridit nga Lyoni më 2018, por mund të rikthehet te gjigantët e Ligue 1 për shkak se ka shumë pak minuta me gjigantët spanjoll.
(Kosova Sot Online)