
Tottenham sot testin e dytë kundër Middlesbrough për FA Cup
Skuadra e Jose Mourinhos sonte do të këtë punë me skuadrën nga Championshipi anglez ku do të kërkojë kualifikimin për në raundin tjetër të FA Cup.
Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave ka përfunduar me 1-1.
Ndeshja e kthimit zhvillohet sot në Tottenham Stadium dhe për këtë Jose Mourinho ka zgjedhur formacion të fortë në tentim që ta dërgojë skuadrën londineze në rrethin e tjetër të kësaj gare.
(Kosova Sot Online)