Vieira tregon sa të vështirë e kishte ta menaxhonte Balotellin
Ish-mesfushori legjendar i Arsenalit, Patrick Vieira, nuk ka shumë gjatë që e ka nisur karrierën e tij si trajner, mirëpo ai e pranon si sfida më e vështirë për të deri më tani ka qenë të jetë trajner i Mario Balotellit.
Pas pensionimit nga karriera si futbollist profesionist, Patrick Vieira filloi të punonte në Manchester City si drejtor ekzekutiv në klub për zhvillimin e akademisë.
Ai pastaj u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u bërë trajner i klubit të MLS New York City FC, para se të shkonte në Nice para fillimit të sezonit 2018/19.
Njëri ndër lojtarët të cilin Vieira e kishte në drejtim ishte Balotelli, i cili është i famshëm për temperamentin e tij dhe për tendencën e tij që t’i ndërrojë klubet rregullisht.
Italiani zgjati vetëm disa muaj në Nice me Vieiran si trajner, para se të kalonte në Marseille. Tani ai është në klubin e vendlindjes, Brescian, dhe Vieira e pranon se ai e kishte pasur të vështirë të punonte me sulmuesin.
“Mendësia e Marios nuk është shumë e përshtatshme për sportet kolektive. Filozofia që unë doja ta aplikoja në klub, unitetin dhe etikën e punës që doja ta sillja… e kisha ta vështirë të punoj me një lojtar si Mario”, ka thënë Vieira.
“Ishte shumë e vështirë për ne të dy të bashkëpunojmë, kështu që vendosëm t’i ndajmë rrugët”.
(Kosova Sot Online)