Spenser Mitchell transferohet në KB Bashkimi

  • 17 January 2020 - 18:22
Spenser Mitchell transferohet në KB Bashkimi

Alo qendra amerikane, Spenser Mitchell, është përforcimi më i ri i KB Bashkimi.

Mitchell, 203 centimetra i gjatë, vjen nga skuadra Lituaneze, Palangos, për të cilën ka luajtur me mesatare prej 6.4 pikëve dhe 5 kërcimeve për ndeshje, njofton KB Bashkimi.

Më parë ka luajtur edhe në skuadrat si Swords Thunder nga Irlanda, Servigroup Benidorm nga Spanja dhe Perez Basket SAD nga Kosta Rika.

Me ardhjen e tij, KB Bashkimi do të ketë më shumë zgjedhje në pozitën e qendrës.

Mitchell pritet të debutojë në ndeshjen e radhës që KB Bashkimi ta luajë në Prizren kundër Yllit javën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)