Mbappe lë shumë prapa Messin dhe Ronaldon!

  • 17 January 2020 - 20:33
Mbappe lë shumë prapa Messin dhe Ronaldon!

Është 21 vjeçar dhe tashmë konsiderohet ai pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Jo kot të gjithë mendojnë se Mbappe do të arrijë sadopak ato që kanë arritur Messi dhe Ronaldo, që konsiderohen më të mirët të të gjitha kohëve.

Statistikat tregojnë se Mbappe ka një të ardhme të ndritur dhe se në moshën 21 vjeçare, qëndron shumë më mirë se Messi dhe Ronaldo me gola të shënuar.

Mbappe ka shënuar 105 gola në total në karrierë deri më tani në moshën 21-vjeçare, shumë më shumë se Messi dhe Ronaldo që këtë moshë kishin shënuar  48, respektivisht 27.

Golashënuesit më të mirë në moshën 21-vjeçare:

Mbappe: 105

Agüero: 75

Neymar: 72

Suarez: 52

Messi: 48

Cristiano Ronaldo: 27

Lewandowski: 21

(Kosova Sot Online)