Kupa e Mbretit: Trofeu që i mungon Zidanit edhe si lojtar e edhe si trajner

  • 22 January 2020 - 15:21
Kupa e Mbretit: Trofeu që i mungon Zidanit edhe si lojtar e edhe si trajner

Zinedine Zidane e kishte arritur finalen e Kupës së Mbretit dy herë gjatë kohës sa ishte futbollist, mirëpo kjo garë është ndër turnetë e vetme të cilën ai s’e ka fituar asnjë herë.

Disfatat kundër Deportivo La Corunas në vitin 2002 dhe Real Zaragozas në vitin 2004 ia humbën francezit shpresat për ta fituar këtë trofe në karrierën e tij si futbollist, përderisa një sukses të tillë s’e ka përjetuar as në karrierën e derimëtanishme si trajner.

Me tre tituj të Ligës së Kampionëve, një titull të La Ligës, dy tituj të Superkupës së Evropës, dy tituj të Superkupës së Spanjës dhe dy Kupa e Botës për Klube, Kupa e Mbretit është e vetmja trofe të cilën Zidane s’ka arritur ta fitojë si trajner i Real Madridit.

Pas pesë tentimeve të pasuksesshme në karrierën e tij si futbollist, Zidane do të tentojë edhe një herë këtë sezon ta lë gjurmën e vet në Kupën e Mbretit, duke i shkuar më afër trofeun me fitore në ndeshjen e së mërkurës kundër Salamancas.

Në katër sezonet e tij si trajner, Real Madridi u eliminua në sezonin 2015/16 kur ai e zëndësoi Rafa Benitezin dhe pastaj në vitin 2018/19, kur ai e zëvendësoi trajnerin Santiago Solari.

Në sezonin 2016/17, Celta Vigo e tronditi klubin madrilen dhe sezoni 2017/18 ishte edhe më shumë tronditës, pasi që Los Blancos u mposhtën nga fqinji Leganes, që e vazhdoi traditën për ta mposhtur Zidanin në këtë garë.

“Jemi plotësisht të përqendruar, kjo është një garë e rëndësishme dhe jemi mentalisht gati të luajmë në këtë ndeshje”, tha Zidane, para ndeshjes së sotshme.

(Kosova Sot Online)