Zyrtare: Interi e largon Lazaron
Në pritje të zyrtarizimit të Christian Eriksen, drejtuesit e Interit po punojnë paralelisht edhe për shitjen e disa futbollistëve, që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes.
Kështu është mbyllur sot zyrtarisht transferimi i austriakut Valentin Lazaro, që erdhi në verë nga Hertha Berlin, por që nuk bindi Conten dhe nga dita e sotme është bërë pjesë e skuadrës së Newcastle, në kampionatin anglez.
(Kosova Sot Online)