Interi e pret Cagliarin, me synim që ta ruajë hapin me liderin – formacionet

  • 26 January 2020 - 11:55
Interi e pret Cagliarin, me synim që ta ruajë hapin me liderin – formacionet

Interi do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitores përballë Cagliarit, në përpjekje për ta ruajtur hapin në garë për titull në Serie A me kampion në fuqi, Juventus.

Skuadra e Antonio Contes është nikoqire e Cagliarit në San Siro, duke e ditur se lëshimi i pikëve për ndeshjen e tretë radhazi do të nënkuptonte hap shumë i madh prapa në garë për kreun.

Zikaltrit i kanë lëshuar katër pikë në gjashtë ndeshjet e fundit, duke ngelur katër pikë prapa liderit, Juventus.

Cagliari, ndërkohë, pas një fillimi fantastik të sezonit, tani është në krizë të thellë rezultatesh në pesë ndeshjet e fundit, pasi i ka humbur katër prej tyre dhe ka barazuar një herë tjetër.

Ndeshja do të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 12:30.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

(Kosova Sot Online)